Skip to content

Reja

Tirana

Tirana ka tashmë një tjetër pikë tërheqëse, jo vetëm për vizitorët, por edhe një hapësirë që shërben si ambient takimesh apo aktivitetesh të ndryshme kulturore dhe sociale. Bashkia e Tiranës ka përuruar sot veprën “Reja”, e projektuar nga arkitekti japonez me famë botërore, fitues i shumë çmimeve, Sou Fujimoto, e cila është vendosur në lulishten para Galerisë Kombëtare të Arteve. Të pranishëm në këtë ceremoni ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, autori i veprës, arktitekti Sou Fujimoto, Presidentja e Fondacionit “LUMA”, Maja Hoffmann, njerëz të artit, gazetarë, sponsorë e mbështetës.

Eventet në këtë vendndodhje

Nuk ka evente