Skip to content

DINNER SHOW

mar30maj20:30DINNER SHOWKategoritë e eventeveKoncert,Muzikë

Detajet e eventit

Folku shqiptar, tango, vals, latine, flamenco dhe moderne vijnë nga artistë shqiptar dhe të huaj në një format Dinner-Show.
Një udhëtim për të shijuar copëza të bukura të muzikës shqiptare dhe europiane të viteve 1950-2023.

Të ftuar special:
Venera Lumani & Lind Islami
Daniel Prieto (Spanja), Alessio La Padula (Italia), Erind Sallahi. dhe shumë kërcimtarë dhe instrumentistë profesionistë, në prezantimin e Ermal Peçi.
Në performancën e mirëseardhjes, gjithashtu ritme dhe muzikë nga artistët e rinj.🪩

• DJ set: Performanca e Mireseardhjes nga artistet e rinj me ritme, ngjyra dhe efekte.
• Darke, Muzike Live dhe Performancë Live nga artistë shqiptarë dhe të huaj.

Organizatori

Banka Credins

Credins bank është një ndër 5 bankat më të mëdha në Shqipëri, banka e parë në treg për portofolin e kredisë dhe të dytët për total asetesh dhe depozitash. Një bankë universale që ofron produkte dhe shërbime bankare që mbulojnë 360 gradë kërkesat e klientëve tanë dhe fuqizojnë individët, familjet, bizneset dhe institucionet. E krijuar në 2003 si banka e parë me kapital shqiptar, Credins vazhdon ti qëndrojë besnike misionit të saj për të qenë zgjedhja numër një për shqiptarët dhe hapësirën shqipfolëse. Selia qëndrore është në Tiranë, ndërkohë që aktiviteti i bankës shtrihet përmes një rrjeti të gjerë prej 57 degësh në çdo cep të Shqipërisë. Banka ndërton partnerite në nivel vendi, divizioni dhe rajoni për të ofruar zgjidhje financiare në përputhje të përshtatura për klientët, duke përfshirë këtu produkte inovative në përputhje me trendin dixhital, këshillim financiar por dhe zgjidhje tradicionale bankare për financim dhe investime, të gjitha këto të udhëhequra nga standarte të larta etike. Credins bank konkuron me ndershmëri në tregun bankar shqiptar, duke mos u bërë palë e konkurencës së jashtëligjshme. Credins bank merr përsipër menaxhimin sa më efikas të depozitave të klientëve tanë, krijimin e mundësive të kreditimit dhe instrumentat financiarë për të gjithë, si dhe nxit krijimin e mundësive të reja në fushën e sipërmarrjes duke marrë parasysh edhe ndikimet që vendimet e saj mund të kenë në shoqëri dhe natyrë. Credins bank përpiqet të jetë në pararojë të cilësisë dhe profesionalizmit, të vlerësojë meritat dhe të shpërblejë performancën e punonjësve te saj. Credins bank jep një kontribut thelbësor për komunitetin dhe e ka strukturuar përgjegjësinë e vetë sociale në katër shtylla të rëndësishme: aksionerë, punonjës, ambjent dhe mjedis social. Credins bank beson në vlerat dhe shpirtin krijues të shqiptareve.
https://bankacredins.com/kush-jemi/rreth-nesh/ Rruga Vaso Pasha, Nr.8

Më shumë

Bashkia e Tiranës

Bashkia Tiranë është një bashki në Qarkun e Tiranës në Shqipëri. Ajo përfshin kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën si dhe njësitë administrative Zall-Bastar, Zall-Herr, Shëngjergj, Dajt, Kashar, Farkë, Ndroq, Vaqarr, Petrelë, Bërzhitë, Krrabë, Pezë dhe Baldushk.
0800 0888 Sheshi Skënderbej

Më shumë

Ministria e Kulturës

Ministria e Kultures, në përputhje me drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe me programin e Këshillit të Ministrave, ushtron veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie shtetërore: - Harton, programon dhe zhvillon politikat kombëtare te kulturës, të trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore, të rritjes së tolerancës fetare e të dialogut kulturor dhe integrimit kulturor në familjen, evropiane dhe botërore, në përputhje me programin e qeverisë së Republikës së Shqipërisë .
+355 4 227 1324 Rruga Aleksandër Moisiu

Më shumë