qershor, 2021

Ky është një event i përsëritur

mër09qer(qer 9)20:00enj15korr(korr 15)20:00Tulla Visual Art LABEkspozite20:00 - (korrik 15) 20:00 Tulla - Culture Center, Rruga Hiqmet Delvina Organizatori: Tulla Kategoritë e eventeve:Art/Kulturë,Ekspozitë

Detajet e eventit

E mërkurë, 09 qershor 2021, 8pmPas përfundimit të workshop-it “Tulla Visual Art Lab – Praktikat e Artit Bashkëkohor”, drejtuar nga Driant Zeneli, Ledia Kostandini dhe Edison Çeraj, veprat e realizuara nga artistët e rinj:
Arbnor Morina,
Elsamina Musiq,
Eglira Aska,
England Likoni,
Inda Sela,
Klodian Gjonpalaj,
Kristanja Çene,
Mario Dine,
Nadia Abazi,
Rabina Qamili,
Resina Meçani,
Xhulian Millaj dhe
Zeni Alia
do të jenë pjesë e një ekspozite, që kryesisht është konceptuar si një projekt në proces.Drianti zhvilloi kursin e titulluar “Shënime për mijëvjeçarin tonë”, Ledia “Loja e madhe urbane” dhe Edisoni trajtoi “Muzeu i Fjalës”.Nëse do të përdornim një metaforë, mund të themi se përpjekja jonë ishte të lëronim tokën dhe të hidhnim farën, frytet e së cilës priten në të ardhmen. Kështu, secili nga pjesëmarrësit në këtë projekt mori një përvojë konkrete si konceptuale ashtu dhe praktike se si nis dhe zhvillohet një vepër arti sot, pavarësisht se disa nga punët edhe mund të konsiderohen të përfunduara.
Pra, nuk kemi të bëjmë me një ekspozitë të zakonshme, por me pasqyrimin e një fluksi prurjesh në zhvillim e sipër.
Na gëzon fakti se këto prurje janë përkthyer në mediume të ndryshme, gjë që e pasuron edhe më shumë hartën e këtij aktiviteti.Edison ÇerajCeremonia e hapjes së ekspozitës do të mbahet në përputhje me rregullat në fuqi pë Covid19. Ekspozita mund të vizitohet çdo ditë pune 09-15:00 deri më 15 korrik 2021.Tulla Visual Art LAB është mbështetur nga Ministria e Kulturës.
___________________________________Wednesday, 09th of June 2021, 8PMAfter the completion of the workshop “Tulla Visual Art Lab – Contemporary Art Practice”, led by Driant Zeneli, Ledia Kostandini and Edison Çeraj, works created by young artists: Arbnor Morina, Elsamina Musiq, Eglira Aska, England Likoni, Inda Sela, Klodian Gjonpalaj,
Kristanja Çene, Mario Dine, Nadia Abazi, Rabina Qamili, Resina Meçani, Xhulian Millaj and Zeni Alia will be part of an exhibition, which is mainly conceived as a project in process.Driant conducted the course entitled “Notes on our Millennium”, Ledia “The Great Urban Game” and Edison addressed the “Museum of the Word”.If we were to use a metaphor, we could say that our effort was to plow the earth and sow the seed, the fruits of which are to be cut in the future. Thus, each of the participants in this project got a concrete experience both conceptually and practically how a work of art starts and develops today, despite the fact that some of the works can even be considered completed.
So we are not dealing with an ordinary exhibition, but with the reflection of an ongoing flow of feeds.
We are glad that these ideas have been translated into different media, which enriches the map of this activity even more.Edison ÇerajThe opening ceremony will take place according to the official distancing rules of Covid19. You are welcome to visit the exhibition during the working hours until 15th of July 2021.Tulla Visual Art Lab is supported by the Ministry of Culture

Dita / Ora

Qershor 9 (E mërkurë) 20:00 - Korrik 15 (E enjte) 20:00

Vendi

Tulla - Culture Center

Rruga Hiqmet Delvina

Organizatori

TullaTULLA is a cultural center dedicated to educational activities: art-management, social and art criticism, curatorship, seminars, round-tables and other culture events in all fields of arts.tulla.culturecenter@gmail.com Rruga Hiqmet Delvina

X
X