Janar, 2020

shtu25jan(jan 25)11:00shtu28mar(mar 28)11:45Torta e ditelindjesTeater(Janar 25) 11:00 - (mars 28) 11:45 ArTurbina, Rruga Sami Frasheri Tirana, Albania Organizatori: TKE "Kujtim Spahivogli" Kategoritë e eventeve:Art/Kulturë,Teatër

Detajet e eventit

Regjia: Marsel Greva
Autor: Kleard Gërmenji dhe Marsel Greva
Skenograf: Beqo Nanaj
Kostumografe: Sofi Kara
Aktorët: Rexhina Ibro, Lejda Çeli, Kleard Gërmenji, Brendi Bega, Josif Sina, Joana Çani, Bajram Dosti
Luna, Olivia dhe Lucas janë tre fëmijë të adoptuar nga zonjushë Arabella. Në fillim ajo ishte e mirë me ta, por me kalimin e kohës ajo filloi të sillej keq dhe ti shfrytëzojë. I nxirrte në rrugë për të shitur biskota, i detyronte t´i bënin masazh dhe të pastronin shtëpinë.
Luna ka ditëlindjen dhe ajo beson fort se “Magjia e ditëlindjes” do ta bëj zonjën Arabella të mirë ashtu si në fillim! Oliva rri gjithë kohën dhe mendon se çfarë shpejtësie duhet të ketë raketa që do ndërtojnë për tu arratisur nga ai vend. Lukas mendon se përqafimi i tij do e rikthejë dashurinë e zonjushë Araballës.
A ekziston vërtet “Magjia e Ditëlindjes”?
A do arrij Oliva të ndërtoj raketën që do ti ndihmojë për arratisje?
A do ta zbusë vërtet përqafimi i Lukasit zonjushë Arabellën?
Kush është Darla dhe Xhejms që vijnë në shtëpi ditën e ditëlindjes?
Këto dhe gjithë të tjerat do ti zbuloni në një shfaqje shumë argëtuese, plot ngjyra, humor, muzikë dhe kërcim.

Dita / Ora

Janar 25 (E shtunë) 11:00 - Mars 28 (E shtunë) 11:45

Vendi

ArTurbina

Rruga Sami Frasheri Tirana, Albania

Organizatori

TKE "Kujtim Spahivogli"Teatri Kombetar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" është një teatër i ri i krijuar në 2014 nga një vendim qeverie për të përfaqësuar të gjitha llojet e artit konteporan. Ai zëvendësoi teatrin e Komedisë dhe ndodhet në të njëjtën godinë. Teatri eksperimental përfshin gjithë punën innovative dhe zhvillimin e koncepteve të reja dhe teknikave në produksionet skenike. Ai konsiston në Teatrin Eksperimental për fëmijë, Teatri Eksperimental për adoleshentë, shkolla e Teatrit eksperimental dhe Shkolla e Oratorisë. Teatri Eksperimental është pjesë e Teatrit Kombëtar. Ai e mori këtë emër për nder të Artistit të Popullit Kujtim Spahigovli, që krijoi dhe drejtoi teatrin e të rinjve ne ish Institutin e Lartë të Arteve.+355 69 571 7746 Rruga Murat Toptani


Kerko
Generic filters
Exact matches only
Search in title
Search in content
X
X
X
X