dhjetor, 2019

Ky është një event i përsëritur

shtu07dhje(dhje 7)11:00die15(dhje 15)12:00Të MirësjellshmitMuzike11:00 - 12:00 (15) Teatri Metropol - Qendra Kulturore Tirana Organizatori: Teatri Metropol - Qendra Kulturore Tirana

Më shumë

Detajet e eventit

Teatri Metropol prezanton: “TË MIRËSJELLSHMIT” – Muzikal Live për fëmijë

Ju prezantojmë projektin më të ri muzikor të Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana në bashkëpunim me All In Band Albania i cili synon të prodhojë dhe promovojë muzikë cilësore për femije, nën ritmet Jazz, Blues, Swing, Salsa, etj.

“TË MIRËSJELLSHMIT”, janë banda më e re muzikore në qytet, e formuar nga disa artistë, performanca e të cilëve do t’i dedikohet fëmijëve. Ato njihen për meloditë fantastike, tekstet shëmbullore dhe dashurinë që kanë për fëmijët dhe muzikën.

Muzikantët e All In Band, këngëtarë, aktorë e balerinë do të performojnë LIVE, këngë të cilat janë kompozuar dhe shkruar nga vetë ato, enkas për fëmijët.
Tekstet e tyre prekin tema si mirësjellja, mirënjohja, vetëbesimi, komunikimi dhe bashkëveprimi me pjesëtarët e familjes, si të jemi e të bëjmë të tjerët të lumtur e plot ndodhi të tjera, me qëllim edukimin dhe mësimin nëpërmjet muzikës e kërcimit në një shfaqje interaktive.

Një muzikal dedikuar fëmijëve, me copëza historie që vijnë natyrshëm dhe gëzueshëm tek ata.

Prindër dhe fëmijë bëhuni gati të kërcejmë, e të mësojmë këngë, ritme dhe lëvizje të reja!!!

FESTA FILLON të shtunën & të dielën, ora 11:00 në teatrin Metropol.

Teksti dhe Regjia: Elona Hyseni
Muzika: All in Band
Këngëtare: Amri Hasanlliu, Sara Koçi
Koreograf: Erdet Miraka
Balerinë: Sara Koçi, Luisa Dinellari, Mario Bali, Stivi Osmanaj

Info & Rezervime:
+355 67 227 0668
www.teatrimetropol.al

Dita / Ora

7 (E shtunë) 11:00 - 15 (E diel) 12:00

Vendi

Teatri Metropol - Qendra Kulturore Tirana

Rruga Ded Gjo Luli Tirana 1001

Organizatori

Teatri Metropol - Qendra Kulturore TiranaMisioni i Qendrës Kulturore “Tirana” është të pasurojë, edukojë dhe argëtojë në mënyrë gjithëpërfshirëse publikun në mbarë territorin e Tiranës, me anë të eksperiencave artistike, të cilat promovojnë vlerat më të mira kombëtare dhe botërore.+355 67 227 0668 Rruga Ded Gjo Luli


Kerko
Generic filters
Exact matches only
Search in title
Search in content
X
X
X
X