prill, 2019

hën22pri16:3017:30Protesto, pedalo për Tokën, për TiranënTe tjera16:30 - 17:30 Sheshi SKËNDERBEJ Organizatori: Ecovolis

Më shumë

Detajet e eventit

Tirana jonë e bukur po rënkon, i merret fryma. Në kapilarët e saj qarkullon sasi e madhe helmesh toksike nga mijra makina. Tensioni arterial i saj është në ekstrem i larte nga pallatet e larta, qe shtohen si kerpudhat pas shiut. Gjymtyret e saj po atrofizohen. Trajtimi i sëmudjes së saj kerkon një ndërhyrje radikale. Trupi i saj nuk pranon më të haj beton. Terapia e hapjes se kapilarëve të bicikletave duket e suksesshme, por rrezikohet të dështoj nëse në to nuk qarkullon oksigjeni. Oksigjeni i cliruar nga pemët e mbjella nga Bashkia nuk ndihmon.
Ne jemi oksigjeni që do vërshojmë në trupin e Tiranës në 22 Prill, në ditët Botrore të Tokës , që do ti japim gjallëri kësaj cope të Tokës që quhet Tiranë.
Në orën 16:30 nis pedalimi nga të gjitha pikat hyrëse të Tiranës dhe në 17:00 grumbullohemi të gjithë tek sheshi Skenderbej. Kush është në punë del nga puna dhe drejtohet tek sheshi. Kush është në auditor e lë ate e i bashkohet pedaluesve në Sheshin Skënderbej përpaharuar tu bërë 1000 mijë, 2, 3… mijë. Pedalues që do ti bashkohen Tiranës nga Durrësi, Elbasani, Shkodra etj, do të ishin një gëzim i madh për kryeqytetin.
Nisja nga: Qyteti Studenti – pranë fakultetit Ekonomik;
Ish Uzina Traktorve – Zyrat e Neës 24
Alliasi – Spitali Nënë Tereza, rrreth rrotullimi
Kinostudio – Sheshi Stacioni i Autobuzit
Xhammliku – Sheshi
Liqeni i thatë- cepi tek diga e Liqenit
Komuna e Parisit-Lulishtja
Kombinat- sheshi stacioni i fundit i autobuzit
Dogana – Ish Shqiponja
Astiri -rreth rotullimi
Laprakë – Rrethrotullimi tek spitali ushtarak
Don Bosko – pranë Kishës
Ish Stacioni i Trenit – Rreth rrotullimi

Dita / Ora

(E hënë) 16:30 - 17:30

Vendi

Sheshi SKËNDERBEJ

Sheshi Skënderbej

Organizatori

Ecovolis+355 67 204 9164 Rruga Abdyl Frashëri

Sheshi SKËNDERBEJSheshi SkënderbejSheshi Skënderbej është një shesh në qendër të Tiranës dhe është me afërsisht 40 000 m² sheshi më i madh i Shqipërisë. Këtë emër e ka marrë në vitin 1968 ku në krah të tij u vendos monumenti i Skënderbeut mbi kalë duke zëvendësuar shtatoren e Stalinit. Sheshi rrethohet nga Pallati i Kulturës, Hotel Tirana, Muzeu Kombëtar dhe Banka e Shqipërisë.

Kerko
Generic filters
Exact matches only
Search in title
Search in content
Filter by Custom Post Type
X
X
X
X