mars, 2019

Ky është një event i përsëritur

shtu02mar(mar 2)10:30die05maj(maj 5)11:15Princi dhe i varfriTeater(mars 2) 10:30 - (maj 5) 11:15 Organizatori: Teatri eksperimental "Kujtim Spahivogli"

Më shumë

Detajet e eventit

“Princi dhe i varfëri” historia mbresëlënëse e autorit Marc Twain me të cilën janë rritur shumë breza.
Tom Kenti, një djalosh endacak por me një vullnet të hekurt dhe Eduard Tudor, princi i Uellsit do të takohen rastësisht një ditë, për ti dhuruar njëri- tjetrit miqësi dhe një aventurë të bukur.
Kur Tomi i tregon Eduardit për jetën e tij të varfër por plot aventura, princi do të ndjejë nevojën për të qënë i lire dhe i propozon Tomit të ndërrojnë rrobat e tyra për disa minuta. Nga ana tjetër, Tomi që është rritur me rroba të vjetra, të falura apo të gjetura në rrugë pranon menjëherë.
Por gjërat nuk shkuan dhe aq mirë… Djemtë ngjanin aq shumë me njëri tjetrin sa askush nuk e vuri re se ishin ndërruar dhe fillon një ngatërresë e madhe.
Eduardin e përzenë jashtë pallatit mbretëror veshur me rrobat e Tomit, ndërsa Tomi mbetet në pallat.
Kështu djemtë do përballen me të papritura.
Tomit i tregon mbretit të vërtetën por ai dhe Lordi nuk e besojnë, prandaj i duhej të sillej si një princ që ka humbur kujtesën.
Ndërsa Eduardi i cili takohet me babain e Tomit, Xhon Kentin, jo vetëm që ai nuk e besoji por e akuzon se është i marrë dhe fillon të sillet keq, ta ofendojë dhe ta rrah djalin e gjorë. Eduardi arrin ti ikë nga duart dhe rrugës takohet me Mailis Hendon, një djalosh i kthyer nga lufta, i vetmi që e besoji dhe u ofrua ta ndihmojë. Po pikërisht atëherë, në rastin më të mirë tu sqaruar ndodh një e papritur. Mbreti i vendit, Enriku i VIII ndërron jetë. Dhe menjëherë froni i trashëgohet princit, kështu që Tomi që luante rolin e princit tani duhej të luante edhe rolin e mbretit. Por Tomi nuk dëshironte të bëhej mbret. Me zor priste të kthehej në shtëpi tek nëna dhe motrat. Por dukej e pamundur. Erdhi dita e paradës së madhe të kurorëzimit. Në momentin që Tomit do i vinin kurorēn, mbërrin Eduardi dhe të gjithë hutohen nga ngjashmëria e dy djemve. Eduardit i duhet të kalojë më parë një sfidë për të vërtetuar se është ai princi. Dhe në fund keqkuptimi do të sqarohet. Eduardi ulet ne fron dhe shpallet mbret. Ai e emëron Tomin “këshillëtarin e mbretit” duke e shpëtuar nga varfëria, përgjithmonë.

Dita / Ora

Mars 2 (E shtunë) 10:30 - Maj 5 (E diel) 11:15

Organizatori

Teatri eksperimental "Kujtim Spahivogli"

Kerko
Generic filters
Exact matches only
Search in title
Search in content
Filter by Custom Post Type
X
X
X
X