shtator, 2021

Ky është një event i përsëritur

enj23shta(shta 23)19:00shtu02tet(tet 2)21:00Pikaso dhe Ajnshtajn në një bar në ParisTeater19:00 - (tetor 2) 21:00 Teatri Metropol, Rruga Ded Gjo Luli Organizatori: Teatri Metropol - Qendra Kulturore Tirana Kategoritë e eventeve:Art/Kulturë,Teatër

Detajet e eventit

Rikthehet në teatrin Metropol premiera “Pikaso dhe Ajnshtajn në një bar në Paris”, vepra e jashtëzakonshme e shkruar nga Steve Martin, e cila vjen në skenë nga regjisorja Armela Demaj, bashkë me një kast fantastik aktorësh e muzikantësh.
Autori: Steve Martin
Regjia: Armela Demaj
As/ Regji: Joana Omeraj
Interpretojnë: Aleksandër Kondi, Amri Hasanlliu, Blendi Arifi, Erdet Miraka, Ermir Hoxhaj, Klodjana Keco, Kristjana Dodaj, Roerd Toce, Sara Koçi, Silva Brahimataj, Silvio Goskova
Formulues Muzikor: Gent Rushi
Këngëtare: Laura Hoxha
Skenografia: Klodiana Beqiraj
Koreografia: Sara Koçi
Kostumografia: Frenci Gjerasi
Në datat: 23, 24, 25, 30 Shtator, 1, 2 Tetor
Ora: 19:00
Ky produksion i ri, do të sjellë historinë komike të takimit midis dy gjenish, Pikasos dhe Ajnshtajn në fillimin e shek XX, kohë ku do të ndërthuren rikrijimi i elementeve vizual dhe interpretativ me muzikën dhe këngën e kësaj periudhe.Shfaqja në qendër ka dy personazhet kryesor, piktorin e njohur Pablo Pikaso dhe shkenctarin Albert Ajnshtajn, të cilët takohen në një mbrëmje në lokalin “Lapin Agile” (Lepuri i shkathët) në Montmartre, në Paris. Ngjarjet janë vendosur në një mbrëmje tetori në vitin 1904, kohë kur të dy gjenitë janë në prag të zbulimit të ideve të tyre mahnitëse (Ajnshtajni, përpara se të botojë teorinë e tij të relativitetit në 1905 dhe Pikaso, para se të pikturoj veprën “Zonjat e Avinjonit” “Les Demoiselles d’Avignon” në vitin 1907. Në bar ata kanë një debat të gjatë në lidhje me vlerën e gjeniut dhe talentit, ndërsa bashkëveprojnë me një mori personazhesh të tjerë, mes tyre dhe Elvis Preslin para se të bëhej një muzikant i njohur.Steve Martin ka thënë se “duke u ndalur në Teorinë e Relativitetit të Ajnshtajnit dhe pikturën e njohur “Zonjat e Avinjonit” të Pikasos, vepra përpiqet të shpjegojë në një mënyrë sa më të thjeshtë ngjashmërinë e procesit krijues, duke përfshirë imagjinatën në art dhe po ashtu edhe zbulimin shkencor.Imagjinoni në një pjesë të humbur të Parisit, në fillim të shekullin XX Pikason një artist në fillimet e veta të famës, dhe një gjeni të ardhshëm të shkencës si Anjshtanin. Përfshi këtu edhe disa personazhe të tjerë të mistershëm, që debatojnë, me egot e tyre po aq të mëdha sa dhe vetë intelekti i tyre, përfshihen në diskutime për artin, shkencën, inspirimin, dashurinë, muzikën, dhe premtimin e shekullit XX.
“Në këtë komedi të parë për teatër, Steve Martin të mahnit me lojërat e fjalëve dhe të papriturat që thyejnë konvencione dhe do t’ju bëjnë të ndiheni si një fëmijë që po zbulon lojëra të reja. Kubizmi dhe relativiteti nuk kanë qenë kurrë më parë kaq gallatë”, shkruan New York Times.Zbërthimi i karaktereve të veprës të cilët në ndërthurje me njëri- tjetrin sjellin situata komike duke vënë në dukje optika të ndryshme të mënyrës se si shihet bota dhe marrëdhëniet njerëzore brenda saj. Projekti krijon një copëz jete 100 min nga një periudhë e largët siç është viti 1904 ku arritjet e shkencëtarëve dhe artistëve ishin ngjarjet më frymëzuese të kohës.Muzika do të jetë pjesë integrale e kësaj shfaqjeje e cila do te jetë e gjitha “live” ku do të ndërthuret muzika instrumentale dhe vokale duke ruajtur atmosferën e periudhës në të cilën zhvillohet shfaqja dhe vendi ku zhvillohet. Ndërsa qasja skenografike është në sintoni me periudhën historike të viteve 1900 gjithashtu edhe kostumet do të qëndrojnë në stilin e kësaj epoke.

Dita / Ora

Shtator 23 (E enjte) 19:00 - Tetor 2 (E shtunë) 21:00

Organizatori

Teatri Metropol - Qendra Kulturore TiranaMisioni i Qendrës Kulturore “Tirana” është të pasurojë, edukojë dhe argëtojë në mënyrë gjithëpërfshirëse publikun në mbarë territorin e Tiranës, me anë të eksperiencave artistike, të cilat promovojnë vlerat më të mira kombëtare dhe botërore.+355 67 227 0668 Rruga Ded Gjo Luli

X
X