Skip to content

Ky është një event i përsëritur

MADE IN ALBANIA

shtu01korrGjatë gjithë ditësMADE IN ALBANIAKategoritë e eventeveArt/Kulturë,Ekspozitë

Detajet e eventit

Projekti ‘Made in Albania’ ka si qëllim ekspozimin e nje koleksioni të pasur me prodhime të markës Made in Albania që nga viti 1920 e deri më sot me synimin ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe materiale dhe ngritjen e një poli me interes turistik në Tiranë. Kjo ekspozitë do të mbahet në katër dhoma të Viles me Yll në Rrugën e Dibrës. Objektet që do të ekspozohen do të jenë të ndara sipas periudhave historike: 1.Nga Pavarësia deri në fund të Luftës II Botërore; 2.Tranzicioni përmes shtetëzimeve 1945-1948; 3.Ekonomia Socialiste; 4.Ekonomia private nga viti 1990 deri në ditët tona.

Dita / Ora

Gjatë gjithë ditës (E shtunë)

Vendi

Vila me yll

Rruga e Dibrës, Tirana

Organizatori

Bashkia e Tiranës

Bashkia Tiranë është një bashki në Qarkun e Tiranës në Shqipëri. Ajo përfshin kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën si dhe njësitë administrative Zall-Bastar, Zall-Herr, Shëngjergj, Dajt, Kashar, Farkë, Ndroq, Vaqarr, Petrelë, Bërzhitë, Krrabë, Pezë dhe Baldushk.
0800 0888 Sheshi Skënderbej

Më shumë

Ministria e Kulturës

Ministria e Kultures, në përputhje me drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe me programin e Këshillit të Ministrave, ushtron veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie shtetërore: - Harton, programon dhe zhvillon politikat kombëtare te kulturës, të trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore, të rritjes së tolerancës fetare e të dialogut kulturor dhe integrimit kulturor në familjen, evropiane dhe botërore, në përputhje me programin e qeverisë së Republikës së Shqipërisë .
+355 4 227 1324 Rruga Aleksandër Moisiu

Më shumë