Skip to content

KONCERT FESTIV

mar28nën20:30KONCERT FESTIVKategoritë e eventeveFestë,Festival,Koncert,Muzikë

Detajet e eventit

Veshur me kostume popullore, me flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit le të mblidhemi dhe të festojmë së bashku në 28 Nëntor, në Sheshin Skënderbej!

Pas një parade kostumesh nga e gjithë Shqipëria, festa do të kulmojë në orën 20:30 me koncertin “Folk Fest”, ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në një skenë.

Grupe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Arbëreshët do bëhen bashkë me më të mirat e Festivalit Mbarëkombëtar Folklorik të Gjirokastrës!

28 Nëntori është dita e bashkimit, ju presim të gjithëve në shesh!

Dita / Ora

(E martë) 20:30

Vendi

Sheshi SKËNDERBEJ

Sheshi Skënderbej

Organizatori

Ministria e Kulturës

Ministria e Kultures, në përputhje me drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe me programin e Këshillit të Ministrave, ushtron veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie shtetërore: - Harton, programon dhe zhvillon politikat kombëtare te kulturës, të trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore, të rritjes së tolerancës fetare e të dialogut kulturor dhe integrimit kulturor në familjen, evropiane dhe botërore, në përputhje me programin e qeverisë së Republikës së Shqipërisë .
+355 4 227 1324 Rruga Aleksandër Moisiu

Më shumë