qershor, 2021

Ky është një event i përsëritur

shtu05qer(qer 5)11:00die06(qer 6)12:00Virtual EventKATEDRALJA E PARISITCirk11:00 - 12:00 (6) Organizatori: Cirku Kombëtar Kategoritë e eventeve:Art/Kulturë,Cirk

Detajet e eventit

Kalamaja, Prindër, Gjyshër dhe Gjyshe, Cirku Kombëtar ju mirëpret çdo të shtunë dhe të dielë në orën 11.00, në facebook dhe kanalin tonë në Youtube Cirku Kombëtar Shqiptar (https://www.facebook.com/CirkuKombetarfaqjazyrtare/)

Të shtunën datë 5 Qershor shfaqim: “KATEDRALJA E PARISIT”
Idea & Projekti; Eris Hoxha Dakli,Regjia & Koreografia; Llaqi NakoUdhëheqës Artistik; Alketa Haxhiu.Skenografia; Klajd YmeriKostumografia; Melina DiloFormulimi dhe konsulenca Muzikore; Sajmir ÇiliNjë vepër nga Viktor Hygo, përshtatur për herë të parë për artin e bukur dhe të vështirë të Cirkut.Katedralja e Parisit është një roman historik, shkruar nën ndikimin e mbresave të Revolucionit që përmbysi monarkinë. Ngjarjet janë vendosur në shekullin XV por trajtojnë probleme morale dhe filozfike të kohës.Ne themel të konflikteve dramatikë në roman qëndrojnë kategorite morale të së mires e së keqes.Ideja e dashurisë për njeriun e mirë përshkon të gjithë romanin dhe lëviz ngjarjet.E jashtëzakonshmja, rastësorja, befasuesja dhe tronditësja përbëjnë elementet bazë të rrefimit romantik, që përbëjnë thelbin e veprës.Situatat e jashtëzakonshme janë realizim parësor i veprës, sikurse ndeshjet befasuese me heronj të shumtë, euforia e turmës dhe pushteti i saj.Katedralja vjen si vepër madhështore, sikurse është edhe vend tragjedish të llahtarshme, rrjedhojë e veprimeve të padrejta, është selia e Klod Frolos, sikurse vendqendrimi i Kuazimodos dhe vendstrehimi i Esmeraldes.

Dita / Ora

5 (E shtunë) 11:00 - 6 (E diel) 12:00

Organizatori

Cirku KombëtarCirku Kombetar Shqiptar është një pjesë e pandarë e cirkut botëror. Pionierët e parë të këtij arti në vendin tonë u shfaqën gjatë viteve 1932-1935, kryesisht në fushën e iluzionit dhe të ekuilibrit mbi tel. Në vazhdimësi numri i tyre u rrit dhe profilet ku ata luanin u zgjeruan, duke u pasuruar me numrat akrobatikë, numrat ajrorë, ato me kafshë, kllounatë e xhongleristikë. Në vitin 1959 ata artistë kurajozë e të talentuar realizuan një shfaqje të plotë cirku të titulluar “Shkopi Magjik”. Ky moment i rëndësishëm shënon krijimin e Cirkut Shqiptar, një pjesë e rëndësishme dhe me vlerë e kulturës dhe artit tonë kombëtar. Arti i cirkut në vendin tonë është i pëlqyeshëm nga të gjitha moshat. Nuk ka një skenë, stadium apo shesh në Shqipëri ku artistët akrobatë nuk kanë luajtur dhe nuk kanë shfaqur aftësitë e tyre të rralla artistike. Ata gjithmonë janë duartrokitur  fuqishëm nga shikuesit.+355 4 225 6290 Rruga Dedë Gjo Luli

X
X