Skip to content

Ky është një event i përsëritur

Java e kulturës kombëtare

mër21dhjeGjatë gjithë ditëspre30Java e kulturës kombëtareKategoritë e eventeveArt/Kulturë

Detajet e eventit

Ditët e fundit të muajit nëntor do t’i kushtohen kulturës kombëtare. Java e kulturës kombëtare nis sot e përfundon më datën 30.

Organizatorët kanë parashikuar ekspozita, përurime librash, shfaqje filmash, koncerte, biseda e diskutime etj. Aktivitetet do të kulmojnë në datën 28, për Festën e Pavarësisë, me koncertin e Dua Lipës, në sheshin “Skënderbej”.

Mbetet për t’u veçuar edhe koncerti i virtuozit Tedi Papavrami, në datën 25 nëntor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, apo shfaqja e filmave si “Liqeni Im” i Gjergj Xhuvanit e “Shkëlqimi e rënia e shokut Zylo” i regjisorit Fatmir Koçi, në Tulla Culture Center.

Organizatorët e Javëve Kulturore kanë përfshirë në këto aktivitete edhe shumë artistë nga Kosova, si soprano Besa Llugiqi, Baletin Kombëtar të Kosovës si dhe grupin e mirënjohur Jericho që është planifikuar të performojë tek Pazari i ri.

Java e kulturës kombëtare do të mbyllet me “Visa Interview”, një ekspozitë me artistë bashkëkohorë.

Dita / Ora

dhjetor 21 (E mërkurë) - 30 (E premte)

Organizatori

Ministria e Kulturës

Ministria e Kultures, në përputhje me drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe me programin e Këshillit të Ministrave, ushtron veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie shtetërore: - Harton, programon dhe zhvillon politikat kombëtare te kulturës, të trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore, të rritjes së tolerancës fetare e të dialogut kulturor dhe integrimit kulturor në familjen, evropiane dhe botërore, në përputhje me programin e qeverisë së Republikës së Shqipërisë .+355 4 227 1324 Rruga Aleksandër Moisiu

Më shumë