Skip to content

Ky është një event i përsëritur

IL TRITTICO

enj29shku19:00IL TRITTICOKategoritë e eventeveArt/Kulturë,Opera,Teatër

Detajet e eventit

“Il trittico”- Tri opera në një natë
“Il Tabarro”,“Suor Angelica” dhe “Gianni Schichi”, nga Gicomo Puccini, tri vepra krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, që i bashkon një element i vetëm: VDEKJA
“Është natë. Mbi Senë është ankoruar një varkë e vjetër…” kështu nis “Il Tabarro” një histori dashurie me fund tragjik në Parisin e romancave të mëdha.

“Suor Angelica” na çon në shekullin e 17-të. Në një manastir murgeshash. Një vajzë vuan dënimin e saj, e detyruar të vishet murgeshë dhe të mos e takojë kurrë fëmijën e vet.

Gianni Schichi, personazhi më interesant i Firences së atyre viteve, e gjen veten në kostumin e një pasaniku që sapo ka ndërruar jetë, por ka lënë një testament që ka mërzitur familjarët. I shtirur si një pasanik në shtratin e vdekjes për të lënë testamentin e ri, Gianni i bën lëmsh të gjithë me bëmat e tij.

Tri skenografi, të ardhura enkas nga Italia për këtë shfaqje, me mbështetjen e Fondazzione Festival Pucciniano dhe Institutit Italian të Kulturës, në 100-vjetorin e vdekjes së Puccini-t.

“Il Trittico”, vepra që nuk duhet ta humbisni, do të vijë në TKOB në datat 29 shkurt dhe 1, 2, 3 mars.

Kohët e eventeve te zgjedhur në këtë Seri të Përsëritshme të Eventeve

01/03/2024 19:0002/03/2024 19:0003/03/2024 19:00

Organizatori

ABI Bank

Banka Amerikane e Investimeve SHA është një bankë e cila filloi aktivitetin e saj më 1 Nëntor 1999. Emrin e sotëm e mban pas blerjes së Bankës Credit Agricole Albania SHA nga Tranzit Finance, kompani e grupit NCH Capital, i cili është një nga investitorët më të mëdhenj dhe të mirënjohur amerikan në rajon e më gjerë.
https://abi.al/

Më shumë