Skip to content

Ky është një event i përsëritur

IKJA

mër22nën20:00IKJAKategoritë e eventeveArt/Kulturë,Jashte Tirane,Teatër

Detajet e eventit

Një i ri pa identitet, pa kombësi, i quajtur qëllimisht Filan Fisteku, për të mos e identifikuar me asnjë por kushdo që e ndjen të indentifikohet me atë, i shtyrë nga faktorë të shumëllojshëm si: ikja e moshatarëve, indiferenca politike karshi të ardhmes dhe pasigurië psikologjike vendos të ikë, ta lërë vendin.
Shfaqja është një eksperiment, me elemente nga disa zhanre teatrore si: teatri post modern, teatri politik, kontemporan, performanca dhe pantomima, herë- herë edhe dialogu absurd.
Vjen si një rrëfim nga qielli dhe gjithashtu si një përjetim dhe akt momental. Vë në pikpyetje dilema dhe trajton ikjen si fenomen jo veç të njëkuptimtë por shumë planësh:
Ikja nga përgegjsitë dhe detyrimet si qytetar i një vendi relativisht në zhvillim e sipër.
Ikja nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.
Ikja e pakthyeshme, ajo e madhja, ikja nga kjo botë.
-Pra a është “Ikja” zgjidhje?
-Apo, nuk kemi zgjidhje tjetër veç “Ikjes”!

Dita / Ora

(E mërkurë) 20:00

Vendi

Teatri Migjeni

Shkodër

Kohët e eventeve te zgjedhur në këtë Seri të Përsëritshme të Eventeve

29/11/2023 20:00

Organizatori

Teatri Migjeni

Teatri Migjeni ndodhet në qendër të qytetit të Shkodrës. Teatri ka më shumë se 60-të vite që funksion dhe ka realizuar mbi 300 premiera.
+355 2 224 2346 Shkodër

Më shumë