korrik, 2021

Ky është një event i përsëritur

mër21korr(korr 21)10:00mër15shta(shta 15)19:30I VEGGENTIEkspozite10:00 - (shtator 15) 19:30 Parking Villa, in front of One store Organizatori: Harabel Kategoritë e eventeve:Ekspozitë

Detajet e eventit

Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel në bashkëpunim me ambasadën italiane në Tiranë , duke nisur nga data 21 korrik, deri më 15 shtator, do të prezantojë ekspozitën “I VEGGENTI” në Tiranë, nga artistët Patrick Tuttofuoco dhe Andrea Anastasio, kuruar nga Davide Quadrio dhe Ajola Xoxa, krijuar nga Arthub me koordinimin e Francesca Bonomo nga shoqata Capo d’Arte.Kjo ekspozitë përbën episodin e parë të një rrugëtimi që do arrijë kulmin e tij në 2022, kur dy artistët italianë Patrick Tuttofuoco dhe Andrea Anastasio, protagonistë të projektit, të kthejnë në të përhershëm në një hapësirë publike në Tiranë, frytin e kërkimit të tyre të një natyre komplekse, të kryer mes arkitekturës, hapësirës relacionale dhe historisë, e cila i shikon për herë të parë duke shfaqur së bashku një seri punimesh, shumë prej të cilave janë krijuar ad hoc.Duke ardhur prej brezash dhe praktikash artistike të ndryshme, Tuttofuoco dhe Anastasio kanë pranuar ftesën për të punuar më vete, por njëkohësisht së bashku, në një projekt specifik në Tiranë, në të cilin reflektimi mbi kulturën dhe historinë e ndërlikuar të Shqipërisë do të mund të takohet me ndjeshmërinë e tyre artistike.Patrick Tuttofuoco punon prej dhjetëra vitesh në sferën publike, duke krijuar punë që lidhin vendet historike të zonës me pop kulturën bashkëkohore: instalacione monumentale, duke përfshirë arkitekturën, krijime enigmatike dhe totemike që i dhurojnë publikut emocione shumëngjyrëshe dhe të mprehta.Andrea Anastasio është një autor i cili punon me mediume të ndryshme në fushën e dizajn-it, arkitekturës dhe artit pamor. Të gjitha punët e tij karakterizohen prej nënkuptimesh filozofike dhe shpesh kanë një natyrë performuese: Anastasio ndërhyn me materialin dhe me arketipet e fshehura, duke krijuar përherë truke vizuale të reja që sjellin efekte emocionale komplekse.Ekspozita “I VEGGENTI” është pritur shumë nga ambasadori i Italisë në Shqipëri, Z. Fabrizio Bucci, dhe shënjon një kapitull të ri në marrëdhënien kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë.
“Ky projekt vendos një bashkëpunim të ri në artin bashkëkohor midis dy vendeve tona. Një rrugëtim zbulimi, krijimtarie dhe bashkëndarjeje, sjellë në Shqipëri nga dy artistë të mëdhenj italianë. Punimet e tyre, të rrëfyera nga përvoja njëzetvjeçare e Davide Quadrio dhe të realizuara falë bashkëpunimit të frytshëm me Harabel, jam i sigurt se do të ndihmojnë për të forcuar vlerën e artit publik në Tiranë dhe për të paraqitur në një mënyrë të re lidhjen midis historisë, mitologjisë dhe bashkëkohësisë shqiptare”, shpjegon ambasadori Bucci.”Harabel e konsideron “I VEGGENTI” jo vetëm si një mundësi për të prezantuar para publikut shqiptar mendimin artistik provokues dhe ironik, të sjellë nga artistët Patrick Tuttofuoco dhe Andrea Anastasio përmes një ekspozite të ngritur në një vilë të vjetër, që shërbeu si shtëpi e nomenklaturës komuniste para vitit 1991, por edhe një ndërhyrje të freskët dhe tunduese në qytet, që do të lërë pas jehonën e saj përmes dy instalimeve të artit publik, të cilat do të ekspozohen përgjithmonë”, thotë Ajola Xoxa, një nga themeluesit e Harabel dhe bashkëkuratore e ekspozitës.”Capo d’Arte, një shoqatë kulturore jofitimprurëse në Salento e angazhuar në përhapjen e artit bashkëkohor, është krenare që promovon një projekt për të rritur ndërgjegjësimin mbi përsosmërinë e artit bashkëkohor italian jashtë vendit, duke na lejuar kështu të shohim peizazhe artistike të panjohura dhe të eksplorojmë botë të ndryshme krijuese në dy vende aq afër sa Shqipëria dhe Italia “, thotë Francesca Bonomo, themeluese e Capo d’Arte.”Ardhja nga Italia dhe takimi me një kulturë kaq të pasur dhe shumështresëshe, që ka aq shumë për t’i dhënë anës tjetër të detit Adriatik, ishte një udhëtim me të vërtetë i papritur dhe një zbulim që hap një rrugë afatgjatë të kërkimit dhe bashkëpunimit”, tha Davide Quadrio, bashkëkurator i ekspozitës dhe themelues i Arthub.EKSPOZITA
Në vilën e vjetër në rrugën Ibrahim Rugova, ku do të mbahet ekspozita, vizitori do ta gjejë veten në një itinerar që së pari do ta çojë atë të drejt takimit me tri vepra të Tuttofuoco-s dhe dy të Anastasio-s në katin e parë.Calypso, Laelia, Cambria, punuar nga Tuttofuoco, janë tri maska qeramike në formë petali, të cilat vëzhgojnë vizitorin nga maja e një mbështetëses prej metali të ashpër, të vendosura si një skuadër ushtarake e ngarkuar për t’i dhënë ekspozitës mbrojtjen e një elementi mashkullor. Të tria maskat u prodhuan falë Ceramiche Gatti, sponsori teknik i ekspozitës.
Time Capsule, gjithashtu nga Tuttofuoco, është një pasqyrë e vendosur në mur, në të cilën është shtypur një imazh krahësh dhe duarsh të ndërthurura, një gjest i rezistencës dhe i bashkësisë.The Path përfaqëson një nga fushat e reja kërkimore të Patrick Tuttofuoco, jo vetëm për mediumin (neoni) që ka qenë gjithmonë pjesë e gjuhës së tij krijuese, duke e “historicizuar” atë në një traditë moderne-bashkëkohore që kishte paraardhës të shquar si Fontana, por veçanërisht për hulumtimin mbi një aspekt “humanizues” dhe referencat jo aq abstrakte, gjeometrike ose agresive ndaj artit të rrugës. “The Path” është një gjest ndriçues, një mirëseardhje poetike për t’u rilidhur me njerëzimin: dy duar në një bisedë të vendosur me një gjest shoqëror.The Hours, nga Anastasio, është një llambadar i madh venecian, i punuar me dorë në xham Murano të fryrë, i cili përçon dritën nga tavani në dysheme, duke përforcuar ndarjen midis funksionit dhe formës dhe duke ndryshuar perceptimin hapësinor të të brendshmes.Room with a view, gjithashtu nga Anastasio, është një batanije dyfishe, e cila del nga një dysheme me pllaka të bardha, duke destabilizuar hapësirën e njohur ndryshe si shtëpiake. Referencat skulpturore për Carl Andre tregojnë në mënyrë kritike metodat kompozicionale me origjinë minimaliste.Në katin e sipërm të vilës gjenden punime që pasqyrojnë drejtpërdrejt kërkimet e përbashkëta të artistëve mbi historinë dhe kulturën shqiptare: dy vepra nga Anastasio që rrethojnë La Veggente, veprën e Tuttofuoco-s.
Instalacioni La Veggente (Androniqi Zengo) identifikon dhe gjurmon një moment themelor në historinë e afërt të Shqipërisë dhe të kaluarës së saj të rëndësishme kulturore: është një portret i Androniqi Zengo (1913 – 2000) një nga ikonat e artistëve shqiptarë, gati një orakull, e aftë të parashikonte kohët, duke u kthyer në një figurë me rëndësi të madhe për brezat e ardhshëm. Fuqia e Androniqit përqendrohet në syrin e tretë, pika e kanalizimit e përfaqësuar nga një lule ekzotike dhe e fuqishme, orkidea, sa e brishtë në të njëjtën kohë dhe e fuqishme, një bimë që jeton përmes bimëve të tjera dhe me bimë të tjera, një lule e importuar në Evropë si provë e prekshme e lavdisë imperialiste.Celibe-2021, gjithashtu nga Anastasio: një grup polifonik i Gjirokastrës këndon këngë tradicionale shqiptare, këngë për dasma apo funerale, këngë lamtumire dhe nostalgjie. Grupi polifonik këndon, por tingulli është i mbytur, pothuajse i padëgjueshëm: ai transmetohet drejtpërdrejt në anën tjetër të Adriatikut, në molin e portit të Barit dhe në Grecia Salentina, afër Lecce-s. Kënga, në fakt, do të transmetohet si pjesë e instalacionit inaugurues të CORA, qendra për artin bashkëkohor në Castrignano dei Greci.
Attraverso-2021, nga Anastasio, është një perde e brishtë dhe tejdukshme që derdhet nga basorelievi i krijuar për fasadën e ndërtesës së Kryeministrisë në Tiranë, një vepër e periudhës komuniste. Rrëfimi i basorelievit, me karakter të fortë propagandistik dhe retorik, këtu zbërthehet dhe transferohet në një perde dantelle. Mbivendosja sjell errësirën origjinale monumentale në dialog të drejtpërdrejtë me estetikën shtëpiake të perdes / diafragmës së ndërfutur midis së jashtmes dhe së brendshmes. Historia, ngjarjet e saj dhe ndikimi i tyre në fatet individuale shihen nga një dimension i brendshëm dhe zbukurues, gjysmë transparent. Si një kujtim i paprekshëm, por i tanishëm, perdja ngjyros brendësinë e formave të së kaluarës, duke lehtësuar ndikimin e tyre, ndërsa ende i kujton ato.Si një projekt ndërkulturor, ekspozita I VEGGENTI qëndron si një moment historik në marrëdhëniet midis dy vendeve kaq të afërta, e po kaq të largëta.

*****

Harabel Contemporary Art Platform in collaboration with the Embassy of Italy in Tirana, from July 21st to September 15th 2021, will present in Tirana the exhibition I VEGGENTI. Patrick Tuttofuoco and Andrea Anastasio, curated by Davide Quadrio e Ajola Xoxa and created by Arthub with the coordination of Francesca Bonomo of the Capo d’Arte association.This is the first episode of a journey that will culminate in 2022, when the two Italian artists, Patrick Tuttofuoco and Andrea Anastasio, protagonists of the project, will make permanent in a public place in Tirana, the results of their complex research carried out between architecture, relational space and history, which sees them exhibit together for the first time a series of works, many of which have been created ad hoc.Belonging to different generations and different artistic practices, Tuttofuoco and Anastasio have accepted the invitation to work separately but jointly on a site-specific project in Tirana in which the reflection on the complex culture and history of Albania would meet with their artistic sensibilities.Patrick Tuttofuoco has been working for decades in the public sphere, creating works that connect historical places of the area to contemporary pop culture: monumental installations, engaging architecture, enigmatic and totemic creations that invest the public with witty and colorful emotions.Andrea Anastasio is an author who works with various media in the fields of design, architecture and visual arts. All his works are characterized by philosophical implications and often have a performative character: Anastasio interferes with the material and the underlying archetypes, always inventing new visual tricks with complex emotional outcomes.
The VEGGENTI exhibition has been strongly desired by the Ambassador of Italy to Albania, Fabrizio Bucci and marks a new chapter in cultural relations between Italy and Albania.
“This project seals a new collaboration in contemporary art between our two countries. A journey of discovery, creativity and sharing carried out in Albania by two great Italian artists. Their works, narrated by the twenty-year experience of Davide Quadrio and realized thanks to the fruitful collaboration with Harabel, I am sure will help to strengthen the value of public art in Tirana and to illustrate in a new way the link between history, mythology and Albanian contemporaneity”, explains Ambassador Bucci.”Harabel considers “I VEGGENTI” not only as an opportunity to present to the Albanian public the provocative and ironic artistic thought brought by the artists Patrick Tuttofuoco and Andrea Anastasio through an exhibition set up in an ancient villa that served as home to the communist nomenclature before of 1991, but also a fresh and tantalizing intervention in the city that will leave its echo through two public art installations that will be permanently exhibited “, says Ajola Xoxa, one of the founders of Harabel and co-curator of the exhibition.”Capo d’Arte, a non-profit cultural association in Salento for the dissemination of contemporary art, is proud to promote a project to raise awareness of the excellence of Italian contemporary art abroad, thus allowing us to look out over unknown artistic landscapes and explore different creative worlds in two countries as close as Albania and Italy “, says Francesca Bonomo, founder of Capo d’Arte.”Coming from Italy and meeting such a rich and layered culture that has so much to give to the other side of the Adriatic Sea was a truly unexpected journey and a discovery that opens up a long-term path of research and collaboration” said Davide Quadrio, co-curator of the exhibition and founder of Arthub.
THE EXHIBITION
In the old Villa on Ibrahim Rugova Street which hosts the exhibition, the visitor will find himself on an itinerary that will first lead him to encounter three works by Tuttofuoco and two by Anastasio on the ground floor.Calypso, Laelia, Cambria, by Tuttofuoco, three ceramic masks with a petal like shape that fix the viewer from the top of a rough metal support, placed like a military squad charged with giving the exhibition the protection of a male element. The three masks were produced thanks to Ceramiche Gatti, technical sponsor of the exhibition.Time Capsule, also by Tuttofuoco, mirror placed on the wall on which is printed an image of arms and hands intertwined, a gesture of resistance and commonality.The Path represents one of the new research areas of Patrick Tuttofuoco, not only for the medium (neon) that has always been a part of his creative language, “historicizing” it in a modern-contemporary tradition that had prominent predecessors as Fontana, but particularly for a research on a “humanizing” aspect, and not so abstract, geometrical or so aggressively references to street art. The Path is an illuminating gesture, a poetic welcome to reconnect with humanity: two hands in a conversation resolved in a gesture of companionship.The Hours by Anastasio, a large Venetian chandelier made by hand in Murano blown glass, transports light from the ceiling to the floor, amplifying the split between function and form and altering the spatial perception of the interior.Room with a view also by Anastasio, a double blanket that emerges from a white tiled floor, destabilizing the otherwise familiar domestic space. The sculptural references to Carl Andre critically inform the compositional methods of minimalist origin.On the villa upper floor are the works that most directly reflect the artists’ common research on Albanian history and culture: two works by Anastasio that surround La Veggente, the work of Tuttofuoco.Celibe-2021, also by Anastasio: a Gjirokastra choir sings traditional Albanian songs, songs for weddings or funerals, farewell and nostalgia songs. The choir sings but the sound is muffled, almost inaudible: it is broadcast live on the other side of the Adriatic, at the pier of the port of Bari and in the Salento Greece, near Lecce. The song will, in fact, be broadcast as part of the inaugural installation of CORA, center for the contemporary arts, in Castrignano dei Greci.Attraverso-2021, by Anastasio, a fragile and transparent curtain derived from the bas-relief created for the facade of the Lieutenancy building in Tirana, a work of the Communist period. The narration of the bas-relief, of a strong propaganda and rhetorical character, is here deconstructed and transferred to a lace curtain. The overlap brings the original monumental opacity into direct dialogue with the domestic aesthetic of the curtain / diaphragm interposed between the outside and the inside. History, its events and their impact on individual destinies are seen from a domestic and ornamental, semi-transparent dimension. Like a memory, intangible but present, the curtain colors the interior of the shapes of the past, lightening their impact, while still reminding them.As an intercultural project, the exhibition I VEGGENTI stands as a milestone in the relationship between two countries so close yet so distant.

Dita / Ora

Korrik 21 (E mërkurë) 10:00 - Shtator 15 (E mërkurë) 19:30

Vendi

Parking Villa, in front of One store

Organizatori

Harabel

X
X