korrik, 2018

shtu21korr(korr 21)18:00die30shta(shta 30)20:00Habitat & Hapësirat NdërmjetEkspozite(korrik 21) 18:00 - (shtator 30) 20:00 Bujtina e Gjelit

Më shumë

Detajet e eventit

Dastid Miluka, Per here te pare ne Tirane, Prezanton Ekspoziten:”Habitat & Hapësirat Nërmjet”.

Ne zbuluam hapësirat dhe u përshtatëm për të jetuar në to. Krijuam hapësirat tona të banimit duke i ndërtuar ato.
Iu përshtatëm atyre dhe me kalimin e kohës, keto hapësira na shndërruan edhe ne.
Vendi ku jetojmë, jemi ne dhe ne jemi vendi ku jetojmë. Ne qëndrojmë nëpër keto hapësira.
Ne i banojmë keto hapësira. Ne jetojmë nëpër keto hapësira.
Quajmë habitat mjedisin ku jeta gjallon. Mund të jetë toka. Mund të jetë deti. Mund të jetë qielli.
Por habitati s’mund të jetë vetëm një vend apo një mjedis natyror.
Ky mund të jetë gjithashtu një qenie tjetër.
Një person që simbolizon një vend ose një kohë të caktuar. Një person, në zemrën e të cilit ti strehohesh.
Sikurse një person që mund të gjej strehë në zemrën tënde.
Mund të jetë një person tjetër por ky mund të jesh dhe ti. Ti mund të gjesh strehë brenda vetes tënde.
Kjo menyre jetese mund t’i hapë udhë meditimit dhe ndjenjave, duke e marrë këtë dimension të vecantë si një shenjë të vërtetë dashurie.
Dashuri per një person. Dashuri për shtëpinë. Dashuri për veten.
Habitati është hapësira fizike, mendore dhe shpirtërore.
Habitati mund të jetë hapësira. Habitati mund të jetë koha. Habitati mund të jetë shtëpia. Habitati mund të jetë gjithcka.
Habitati mund të jemi ne dhe hapësirat ndëmjet nesh.

Pak histori

Punimet e Dastid Milukës, nje ndërveprim midis ëndrrave të tij të fëmijërisë dhe zbulimit në një moshë më adulte. Ky koleksion eksploron vizione, te cilat fillojnë në moshë të hershme dhe ende e frymëzojnë atë edhe sot e kësaj dite.
Në krijimet e tij, Dastid luan me personazhe të cilët evoluojnë ashtu si në një lojë “kuka fshehti”, midis realitetit dhe fantazisë. Një paradë botësh të kundërta, ngjyrash të harlisura, drite dhe lëvizje.
Krijimet e tij eksplorojnë një teatër njerëzish dhe vendesh imagjinare, të cilat bashkëjetojnë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën. Figurat, personazhet dhe peisazhet onirike, të gjitha kombinohen për të rikrijuar një histori, sa të vjetër po aq edhe të re. Është një mënyrë tjetër e një rrëfimi simbolik që merr formë duke vënë së bashku pjesë të ndryshme krijimesh, të cilat komunikojnë fjalë për fjalë, metaforikisht me shikuesin, nëpërmjet një gjuhe të veçantë alegorike.

Dastid Miluka ka lindur më 15 shtator 1974 në Tiranë, Shqipëri
Prej vitit 2003, ai jeton dhe punon në Bruksel, Belgjikë

Dita / Ora

Korrik 21 (E shtunë) 18:00 - Shtator 30 (E diel) 20:00

Vendi

Bujtina e Gjelit

Rruga Don Bosko

Bujtina e GjelitRruga Don BoskoBujtina e Gjelit, envisioned and constructed in 1994 by a family with strong connections to the Albanian art and traditional values. Shingled roof, iron, stone and wood works in fine details created in an artisanal manner by the Albanian masters. Folkloric suits and traditional home interiors make all even more special. For many years, we have tried to faithfully transmit to our costumers, the architectonic and culinary values of the Albanian and Balkan tradition.

Kerko
Generic filters
Exact matches only
Search in title
Search in content
Filter by Custom Post Type
X
X
X
X