Skip to content

FOLK FEST

mar28nën20:30FOLK FESTKategoritë e eventeveArt/Kulturë,Ekspozitë,Festë,Muzikë

Detajet e eventit

FOLK FEST, me një valëzim pafund ngjyrash e motivesh ku arti e historia miksohen së bashku, ku tradita e vlerat zgjojnë mesazhe krenarie kombëtare!

Kostumet mbresëlënëse popullore do të mahnisin, si gjithëherë, në performancën më të bukur të 28 nëntorit, Folk Fest, ku talenti dhe shpirti i gëzueshëm i Shqiptarisë do të shpaloset në një mozaik të rrallë kulturor, me vlerat më të mira muzikore, koreografike, etnografike të krijuara në shekuj, në një spektakël plot jetë të dhuruar nga grupet artistike të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, shqiptarët e Malit të Zi dhe Arbëreshëve.

Dita / Ora

(E martë) 20:30

Vendi

Sheshi SKËNDERBEJ

Sheshi Skënderbej

Organizatori

Ministria e Kulturës

Ministria e Kultures, në përputhje me drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe me programin e Këshillit të Ministrave, ushtron veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie shtetërore: - Harton, programon dhe zhvillon politikat kombëtare te kulturës, të trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore, të rritjes së tolerancës fetare e të dialogut kulturor dhe integrimit kulturor në familjen, evropiane dhe botërore, në përputhje me programin e qeverisë së Republikës së Shqipërisë .
+355 4 227 1324 Rruga Aleksandër Moisiu

Më shumë