mars, 2019

Ky është një event i përsëritur

die10mar(mar 10)10:30shtu11maj(maj 11)11:15FaraoniTeater(mars 10) 10:30 - (maj 11) 11:15 Organizatori: Teatri eksperimental "Kujtim Spahivogli"

Më shumë

Detajet e eventit

Vepra dramaturgjike për fëmijë me titull ‘FARAONI’ bën fjale për një Faraon të lig i cili është dënuar nga një Zanë nëpërmjet magjisë, që të flinte për tremijë vjet. Sapo kjo kohë plotesohet Faraoni mund te zgjohet nga gjumi shekullor vetëm nëpërmjet një lengu magjik që mund ta realizonin shtrigat e tij. Por shtrigat gjatë procesit të pergatitjes së lëngut hasin një problem që i pengon, sepse i nevojitet edhe një element i fundit të cilin ato nuk e kanë. Atyre i duhet loti i një fëmije të trishtuar, dhe këtë fëmijë shtrigat shkojnë dhe e gjejnë në një familje ku prindrit e fëmijës sapo janë ndarë. Ato e rrëmbejnë fëmijën dhe e realizojnë magjinë duke e zgjuar Faraonin, por prap hasin në një tjetër problem. Prinderit e fëmijës kanë ardhur aty pranë tyre, ata luftojnë me të keqen, edhe…

Vepra ‘FARAONI’ nëpërmjet një këndvështrimi shumë fëminor edhe të qart, trajton temën e ndarjes së një çifti me fëmijë, dhe pasojat që kjo dramë sjell tek secili nga pjestarët e familjes, e kryesisht të femija. Nga ky këndvështrim fëminor dhe artistik, vepra shfaq rreziqet që i kanosen një fëmije i cili nuk ka fatin të ketë prane vetes, ccdo ditë, të dyja mburojat prindërore, për të qenë sa më i sigurt në aspektin emocional, psikologjik, edhe fizik. Vepra nëpermjet argëtimit, synon të nxis reflektim të fëmijët dhe te prindrit e tyre, duke promovuar dashuri dhe vullnet për të kapercyer ngërcce.
Vepra nuk merr përsipër të kritikojë me forcë divorcin si fenomen, por thjesht merr përsipër ti ftojë njerëzit në reflektim për më të mirën e të ardhmes, e për më të mirën e ië gjithëve.

Mezazhi: Të bashkuar mund t’ja dalim!

Dita / Ora

Mars 10 (E diel) 10:30 - Maj 11 (E shtunë) 11:15

Organizatori

Teatri eksperimental "Kujtim Spahivogli"

Kerko
Generic filters
Exact matches only
Search in title
Search in content
Filter by Custom Post Type
X
X
X
X