tetor, 2021

Ky është një event i përsëritur

enj21tet(tet 21)19:00die24(tet 24)21:00EdmondTeater19:00 - 21:00 (24) Teatri Kombëtar, Rruga Sermedin Said Toptani Organizatori: ArTurbina Kategoritë e eventeve:Art/Kulturë,Teatër

Detajet e eventit

Edmond
Regjisorë Indrit Çobani & Andia Xhunga
Premierë Absolute ne datat 15-16-17, 21-22-23-24 dhe 28-29-30-31 TETOR 2021, Ora 19:00, Salla e madhe, ArTurbina.

Edmond Rostand një dramaturg i ri, 29 vjeçar, ka dy vjet pa shkruar asgjë… Mes nevojës për të fituar para për të rritur dy fëmijët e tij dhe kësaj gjendje krijuese dëshpëruese, Edmond merr një ftesë bashkëpunimi nga aktori më i famshëm i Francës, Constant Coquelin [Konstant Koklën]. Edmond i premton Coquelin-it rolin kryesor në një komedi heroike në vargje, premiera e së cilës do të jetë pas 3 javësh, në prag të Festave të fundvitit… Por ka vetëm një problem të vogël: Komedia nuk është shkruar ende… Mes ankthit të komedisë që duhet shkruar për tri javë, tekave të aktorëve, kërkesave të producentëve Korsikanë të shfaqjes, xhelozisë e gruas, historisë së zemrës së mikut të tij më të mirë dhe mungesës së entuziazmit të të gjithë atyre që e rrethojnë, Edmond fillon të shkruajë këtë pjesë të cilën askush nuk e beson… Tani për tani, ai ka vetëm 1 gjë ku mbështet fort, titullin: “Sirano dë Bërzherak”…

Mbi autorin e veprës Alexis Michalik lindi në 1982 në një familje artistësh. I mbiquajtur edhe si ‘Djali i artë i teatrit francez’, ai njihet si një prej personaliteteve më të rëndësishme europiane në botën e teatrit dhe të filmit. Alexis fitoi vëmendje në vitin 2001 për performancën e tij si Romeo te “Romeo & Zhulieta” e Shekspirit, me regji të Irina Brook. Më 2003, ai kalon me sukses provimet konkurruese të hyrjes për ‘Conservatoire National Supérieur d’Art Dramatique’ (Konservatori i Lartë Kombëtar i Artit Dramatik), por zgjedh ta braktisë vendin e tij për të vënë në skenë një përshtatje të “Martesa së Figaros”. Gjatë punës si aktor dhe regjisor, Alexis Michalik luajti mjaft role mbështetëse për kinemanë dhe televizionin, në filma e seriale. Në 2014, ai nderohet me çmimin prestigjoz ‘Molière’ si ‘Shkrimtarin më i mirë’ për veprat “Le porteur d’histoire” (2011) dhe “Le cercle des illusionnistes” (2014). Ndërkohë, komedia e tij “Edmond”, që u shfaq premierë më 2016 në Paris, shënon edhe suksesin e tij më të madh si autor, ku ‘rrëmben’ dhe 3 çmime të tjera ‘Molière’. “Edmond”, ende sot, vazhdon të shfaqjet e numëron mbi 2500 vënie në skenë…

Dita / Ora

21 (E enjte) 19:00 - 24 (E diel) 21:00

Organizatori

ArTurbina Rruga Sami Frasheri Tirana, Albania

X
X