tetor, 2021

Ky është një event i përsëritur

die03tet(tet 3)11:00mar02nën(nën 2)12:30Cirku KombëtarCirk(tetor 3) 11:00 - (nëntor 2) 12:30 Cirku Kombëtar, Rruga Dedë Gjo Luli Organizatori: Cirku Kombëtar Kategoritë e eventeve:Cirk,Të tjera

Detajet e eventit

Të nderuar artdashës të artit të Cirkut.
Cirku Kombëtar me çeljen e sezonit të ri artistik rifillon shfaqjet në arenë, çdo të shtunë dhe të dielë, duke filluar nga data 25 & 26 shtator 2021.
Femije, Prindër, Gjyshe e Gjyshër ju mirëpresim çdo të shtunë dhe të dielë në orën 11.00.
Biletat i gjeni pranë sportelit të Cirkut Kombëtar, ose mund ti prenotoni në numrin e telefonit +355 4 225 6290.
Duke respektuar rregullat sipas protokollit anti covid

Dita / Ora

Tetor 3 (E diel) 11:00 - Nëntor 2 (E martë) 12:30

Organizatori

Cirku KombëtarCirku Kombetar Shqiptar është një pjesë e pandarë e cirkut botëror. Pionierët e parë të këtij arti në vendin tonë u shfaqën gjatë viteve 1932-1935, kryesisht në fushën e iluzionit dhe të ekuilibrit mbi tel. Në vazhdimësi numri i tyre u rrit dhe profilet ku ata luanin u zgjeruan, duke u pasuruar me numrat akrobatikë, numrat ajrorë, ato me kafshë, kllounatë e xhongleristikë. Në vitin 1959 ata artistë kurajozë e të talentuar realizuan një shfaqje të plotë cirku të titulluar “Shkopi Magjik”. Ky moment i rëndësishëm shënon krijimin e Cirkut Shqiptar, një pjesë e rëndësishme dhe me vlerë e kulturës dhe artit tonë kombëtar. Arti i cirkut në vendin tonë është i pëlqyeshëm nga të gjitha moshat. Nuk ka një skenë, stadium apo shesh në Shqipëri ku artistët akrobatë nuk kanë luajtur dhe nuk kanë shfaqur aftësitë e tyre të rralla artistike. Ata gjithmonë janë duartrokitur  fuqishëm nga shikuesit.+355 4 225 6290 Rruga Dedë Gjo Luli

X
X