Janar, 2019

enj24jan(jan 24)18:00die31mar(mar 31)20:00Between Darkness and LightEkspozite(Janar 24) 18:00 - (mars 31) 20:00 Gallery 70 Contemporary Art Organizatori: Gallery 70 Contemporary Art

Më shumë

Detajet e eventit

Between Darkness and Light

Tablotë e ciklit “Mes errësirës dhe dritës” fokusohen tek një figurë sa njerëzore aq edhe aliene. Një zhytës i veshur me kostumin e palombarit shfaqet në cektësirën e një lumi apo bregdeti në sekuencat e daljes prej ujit. Ai qëndron si personazh i vetëm i tablove të mëdha ndërkohë që tablotë e vogla kufizohen më tepër me portretin e tij. Natyrisht, nëse mund të bëhet fjalë për një portret, kur shohim thjesht skafandrën që ia mbulon krejtësisht aspektin njerëzor!

Kjo figurë mund të shihet si një rast i përkryer për tu pikturuar meqenëse i paraqet shikuesit gjysma që duhen bashkuar prej tij. Ai është gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda ujit (dy botë të ndryshme nga njëra tjetra) dhe gjysmë njerëzor e gjysmë teknologjik, për shkak të veshjes së veҫantë që e lejon të funksionojë në njërën botë (nën ujë) dhe që e bën të huaj për botën tjetër (mbi ujë). Puna e tij është të nxjerrë nga njëra botë (që nuk e shohim) ‘objekte’ të caktuara dhe ti ekspozojë ato në dritën e botës tjetër

Dita / Ora

Janar 24 (E enjte) 18:00 - Mars 31 (E diel) 20:00

Vendi

Gallery 70 Contemporary Art

Toptani Shopping Center

Organizatori

Gallery 70 Contemporary Artartgaleri70@gmail.com Toptani Shopping Center

Kerko
Generic filters
Exact matches only
Search in title
Search in content
Filter by Custom Post Type
X
X
X
X