Skip to content

Ky është një event i përsëritur

Art Without Limit International Film Festival

enj01dhjeGjatë gjithë ditësshtu03Art Without Limit International Film FestivalKategoritë e eventeveFestival,Filma,Jashte Tirane

Detajet e eventit

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në ceremoninë e hapjes solemne të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit International Film Festival” edicioni i 3 -të , i cili mbahet nga data 01-03 Dhjetor, 2022, në Kino Armata në Prishtinë. Si Festival i vetëm në Ballkan i këtij formati, është unik dhe gjithëpërfshirës dhe është me dedikim ku të gjithë filmat pjesmarrës trajtojnë storie për personat me aftësi të kufizuara, ku përmes filmave shpalosen ngjarje dhe histori inspiruese duke përquar mesazhe pozitive.
Meqë Viti 2022 është shpallur vit i aftësisë së kufizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
Festivali ynë do ti bashkoj Artistë/e, aktivistë/e ,organizata të shoqërisë civile, të aftësisë së kufizuar,artëdashës nga komunitetet lokale dhe ndërkombëtare, të cilët në kuadër të festivalit do të mblidhen për të promovuar, frymëzuar dhe sfiduar në çdo mënyrë të mundshme realitetet aktuale, nga shfaqja e filmave, performanca muzikore, diskutime dhe konferenca, deri tek ndarja e çmimeve për filmat më të mirë. Këtë vit fuqia jonë krijuese është thirrur në veprim për të luftuar padrejtësitë dhe paragjykimet që bëhen ndaj personave me aftësi të kufizuar
Ju mirëpresim për tre ditë të mbushur me art – filma të mrekullueshëm, aktivizëm dhe miqësi.

01 Dhjetor, ora 19:00, ceremonia e hapjes së festivalit – Kino Armata – Prishtinë

03 Dhjetor, ora 19:00, ceremonia e mbylljes së festivalit (ndarja e çmimeve) – Kino Armata – Prishtinë

Të gjitha informatat dhe programin mund ta gjeni në
|www.awl-filmfestival.com, awl.filmfestival@gmail.com

Dita / Ora

dhjetor 1 (E enjte) - 3 (E shtunë)

Vendi

Prishtinë

Kosovë

Organizatori

Kino Armata

Kino ARMATA është hapësirë publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror.

Më shumë