qershor, 2021

Ky është një event i përsëritur

shtu05qer(qer 5)10:00shtu07gush(gush 7)14:00"AFËRDITA IME"Te tjera10:00 - (gusht 7) 14:00 Tiranë, TiranëKategoritë e eventeve:Të tjera

Detajet e eventit

NISMA MË E RE “AFËRDITA IME” GATI PËR TË FILLUAR NË TIRANË!
Kjo është një nismë e cila sjell së bashku vlera të Humanizmit, Solidaritetit dhe Mbështetjes së komunitetit nëpërmjet Vullnetarizmit.
Kur flasim dhe mendojmë për vullnetarizmin vijnë disa pyetje natyshëm: Pse njerëzit vullnetarizojnë? Si mund të vullnetarizojnë? Cfarë mund të bejnë dhe Kush mund të jetë vullnetar? Janë 4 pyetje thelbësore (por jo vetëm) të cilat gjejnë përgjigje në këtë iniciativë.
Kjo është një iniciativë e ndërmarrë nga 2 motrat binjake Dr. Argita Zalli dhe Dr. Detina Zalli, shkencatare te mjekesise, nga diaspora, të cilat duan të japin kontributin duke sjellë aftësi profesionale në dobi të vendit të tyre.
PSE? Janë shumë arsye të forta nga e gjithë kjo nismë, arsye të forta personale dhe ndenjë e fortë humanitare. Nëna e tyre (heroina e tyre) po përballet me sëmundjen e kancerit. Të dyja vajzat po e ndjejnë në lëkurë se çfarë do të thotë që një familjar, një njeri zemre të përballet me të. E dinë çfarë kalon personi dhe gjithë familja, ndaj ndjejnë një përgjegjësi të fortë morale për të mbështetur këdo që ndodhet në të njëjtën betejë me to. Duan të ndihmojnë një komunitet të caktuar nga ku marrin mesazhe çdo ditë për këshilla dhe mbështetje: Personat dhe familjarët e tyre që përballen me Kancerin.
Kanë profesionalizmin dhe ekspertizën të cilën duan ta sjellin në vendin e tyre.

KUR: Në do të jemi çdo të Shtunë të parë të çdo muaji, nga ora 10:00 – 14:00 pranë Qendrës Komunitare Multidisiplinare të Bashkisë Tiranë (mbrapa Ministrisë së Dejtësisë).

Dita / Ora

Qershor 5 (E shtunë) 10:00 - Gusht 7 (E shtunë) 14:00

Vendi

Tiranë

Tiranë

X
X