Rreth nesh

Çfarë bën TiranaXXL?

Shpesh na lindin pyetjet: Çfarë do bëjmë sot? A ka teatër? Ka ndonjë ekspozitë sot? Çfarë filmash ka ne kinema? Përgjigjet ua jep TiranaXXL. Siç e thotë dhe sllogani: ju ndihmon të zbuloni eventet e Tiranës. TiranaXXL prej më shumë se katër vjetësh tashmë informon ndjekësit e saj të rinj apo të vjetër me eventet kryesore të cilat ndodhin në Tiranë. TiranaXXL është kthyer në një media online e cila mundohet të njohi çdo cep të kryeqytetit, Tiranës, në shtrirjen e tij XXL, dhe të trasmetojmë të rejat në përditësimin e vazhdueshëm të eventeve. Duke njohur eventet dhe duke ndihmuar që të bëni zgjedhjen e duhur, në mënyrë të tërthortë TiranaXXL promovon edhe ato evente të “vogla” të cilat mund të kalojne pa u vënë re, duke dhënë kështu kontributin e saj në mbarëvajtjen e skenës artistike-kulturore-pamore-teatrale-muzikore të kryeqytetit. TiranaXXL është media virtuale e cila ndihmon kryeqytetasit gjatë stinës së verës të kenë një pamje të qartë të eventeve të cilat ndodhin shpesh përgjatë bregdetit shqipëtar, për të kaluar netë sa më të gjata nën qiellin e hapur nën tingujt e muzikës.

 

Kush është pas TiranaXXL?

Ne jemi një grup njerzish të cileve u pëlqen që edhe Tirana të jetë një qytet europian në shumë aspekte. Ecim në udhë të ndryshme por pasionet/nevojat/dëshirat dhe koha pjesërisht e lirë na bëjnë të ndeshemi në udhëkryq e të reflektojmë për degëzime të reja që mund t’i sjellim jetës tonë kryeqytetase.

Dielli na ka përshëndetur në Tiranë për herë të parë dhe që nga ajo ditë i jemi larguar pak apo edhe shumë kryeqyetit, për shkurt apo edhe për të jetuar në qytete të tjera, por gjithmonë duke ndjerë nostalgji, duke menduar kritik, duke shprehur zgjidhje të mundshme. Tiranën e kemi parë të eci, herë në ngjitje e herë të tatëpjetë, por ajo që shohim me sy të lirë është zgjerimi i hapësirës, shtimi i mundësive dhe nevoja për ta komunikuar informacionin gjithnjë në rritje.

Ne menduam TiranaXXL si një mjet që i mungon banorit apo edhe kalimtarit të Tiranës, si një hartë që kushdo duhet të ketë me vete për të përfituar në maksimum nga ajo çka ofron metropoli haptazi ose fshehurazi!

 

Privatsia

Informacionet e përdoruesve të mbledhura në këte faqe interneti nuk mund të shiten apo t’ju jepen kompanive të tjera të palës së tretë por mund të fshihen apo të modifikohen sipas kërkesës.

 

Kushtet e përgjithshme

Përmbajtja e TiranaXXL i nënshtrohet të drejtave të autorit dhe nuk mund të kopjohet ose të përdoret pa dhënien e të drejtës paraprakisht nga ana jonë.

Informacionet në lidhje me eventet e propozuara nga TiranaXXL mund të hasin ndryshime, ndaj pavarësisht përpjekjes tonë për të mbajtur informacionin e përditësuar, disa të dhëna mund të mos jenë të sakta. Nëse vëreni një apo disa gabime, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni për të na bërë të ditura.

Fotografitë në këtë faqe interneti mund t’i nënshtrohen ligjit mbi të drejtat e autorit, nëse ju jeni pronar i një apo disa prej fotografive dhe nuk dëshironi që të ajo/ato të shfaqen në TiranaXXL, ju lutemi na kontaktoni dhe ne do të ndërmarrim veprimet e nevojshme.

 

Kerko
Generic filters
Exact matches only
Search in title
Search in content
Filter by Custom Post Type

TiranaXXL Mobile

Tashme TiranaXXL mund ta mbani gjithmone me vete duke shkarkuar versionin mobile.
Merre në Google Play Merre ne App Store
Nxitoni dhe jini gjithmone te perditesuar me ate cka ndodh ne Tirane.
close-link
X
X
X
X